Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

U zgjodh më i miri, Pedri: E meriton shoku im, jemi në finale prej tij

Barcelona vuajti përballë Real Betis në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, por siguroi falë penalltive (120 minutat përfunduan në barazim 2-2) kalimin në finalen e madhe të së dielës përballë Real Madrid, që do të transmetohet në SuperSport duke nisur prej 20:00.

Pedri u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. Mesfushori i talentuar zhvilloi një ndeshje të madhe, teksa realizoi edhe penalltinë vendimtarë që nisi festën e shokëve të skuadrës dhe tifozëve katalanas.

20-vjeçari u shfaq i përulur dhe modest pas marrjes së çmimit, duke deklaruar se më shumë se ai e meritonte portieri Marc-Andre ter Stegen: “Marc e meritonte shumë më tepër se unë. Ne arritëm në finale falë pritjeve të tij”.

Më pas një koment edhe për Thibaut Courtois, “gardianin” e Real Madrid, ndaj të cilit do të tentojë të shënojë e fitojë në finalen e së dielës. “Është çmenduri ajo që po bëjnë Marc dhe Courtois, pak portieri po luajnë në nivele të larta si ata të dy”, u shpreh Pedri.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...