Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“U zgjuam vonë”, Mancini: Sa keq, meritonim barazimin

Italia i nisi me humbje eliminatoret e Euro 2024. Kampionët në fuqi u mposhtën 1-2 nga Anglia në “Diego Maradona” të Napolit. Pjesa e parë ishte për t’u harruar, anglezët realizuan dy herë (Rice, Kane), ndërkohë që të kaltrit reaguan dhe e morën veten në fraksionin e dytë të takimit.

Gjithsesi, dominimi italian solli vetëm një gol (Retegui) dhe asnjë pikë. “E kishim të qartë se do të ishte një ndeshje e vështirë. Pësuam dy gola nga goditjet e këndit. Pjesën e dytë e dominuam në çdo aspekt. Na vjen keq që nuk arritëm të barazonim, por u zgjuam vonë nga gjumi”, u shpreh Roberto Mancini.

Lexo edhe: 

Më pas një koment për Mateo Reteguin, i cili debutoi me gol te kombëtarja italiane. “Ka vetëm 3-4 ditë që është me ne dhe ka nevojë të njihet me shokët dhe futbollin italian. Vuajti në fillim, edhe prej faktit që mbrojtësit anglezë janë të fortë fizikisht. Ata nuk i lanë hapësira.

Mateo ka nevojë për kohë, por ai u shfaq i gatshëm menjëherë për të dhënë kontributin e tij. Ai është i ri, por më pëlqeu në pjesën e dytë. Ia doli të shënonte edhe gol.

Kane? Komplimente, Harry është një sulmues fantastik. Është i kompletuar, gjuan penallti, goditje dënimi, gjithçka. I uroj të shënojë edhe shumë gola të tjerë me Anglinë”, theksoi trajneri italian.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...