Shqipëria U17 zhvilloi të hënën ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U17, të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë që pas dy ditësh të dyja skuadrat do të përballen në miqësoren e dytë. E programuar për t’u luajtur po në Elbasan.
Trajneri Ardi Behari në premierën e tij me Kombëtaren U17, hodhi në fushë këtë formacion titullar: Leonard Kolgecaj, Enea Elmazi, Kris Gecaj, Renato Halili, Davide Avdullari, Matia Huqi, Ergis Arifi, Matteo Dashi, Tedi Malaj, Oresti Rifa, Matias Gici.
Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar me të dyja skuadrat që u përpoqën të zhbllokonin rezultatin, duke krijuar raste për shënim. Kombëtarja kuqezi provoi disa herë me sulmuesit Malaj dhe Gici. Apo edhe me Rifën, por pa gjetur golin.
Lexo edhe:
- Një moldav për Vllazninë, luajti titullar edhe ndaj Shqipërisë
- VIDEO/ Gjashtë minuta për golin e fitores, Vrioni rikthehet protagonist në Amerikë
- Sulmuesi i kombëtares bëhet me skuadër të re, prezantohet te kampionët
- I kënaqur nga impenjimi dhe guximi i futbollistëve, Sylvinho: Shoh detajet, kemi lojtarë inteligjentë
Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtat ritme, teksa në minutën e 56-të Maqedonia e Veriut arrin të shënonte. Por, sulmuesi Loki ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.
Trajneri Behari bëri disa zëvendësime për të freskuar forcat në fushë. Duke aktivizuar fillimisht lojtarët Luis Rrapushaj, Jetmir Laze dhe Emiljano Mihana. Në minutën e 73-të Kris Gecaj iu afrua golit, teksa gjuajti me kokë pas një goditjeje këndi. Me topin që kaloi pak mbi traversë.
Dy minuta më vonë, ishte Mihana që tentoi me një gjuajtje nga e majta, por pa sukses. Deri në fund të dyja skuadrat vazhduan të kërkonin golin, por rezultati nuk ndryshoi dhe sfida u në barazim 0-0.
