Futboll

U17/ Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste në Kategorinë Superiore

Kategoria Superiore U-17 ka luajtur ditën e hënë dhe të martë ndeshjen çerekfinale të këtij sezoni emocionues, që po shkon drejt fundit. Tetë skuadrat më të mira të Grupeve A dhe B u përballën ndërmjet tyre në fazën Play-off dhe sot kemi dy çiftet gjysmëfinaliste, që do të luajnë për të arritur finalen e madhe.

Shkëndija Tiranës kishte përballë Vorën në një ndeshje shumë të luftuar, që u mbyll vetëm me një gol të shënuar në minutën 12-të nga Kasmollari për Shkëndijën e Tiranës. Vora u mundua shumë të gjejë golin e barazimit, që do të ndryshonte fatin e kualifikimit, por Shkëndija rezistoi mirë dhe arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Akademinë e Futbollit.

Akademia mundi pastër dhe pa e diskutuar asnjë moment kualifikimin Tiranën. Dijar Nikqi ishte heroi për skuadrën e tij duke shënuar dy herë në minutat 21’ dhe 71’, ndërkohë që goli tjetër u shënua me penallti nga Halilaj në minutën e 49-të. Tre gola që garantojnë se ndeshja gjysmëfinale do të jetë spektakolare dhe e luftuar deri në minutën e fundit.

Internacional Tirana – Apolonia është ndeshja tjetër gjysmëfinale e sezonit 2020-2021. Kryeqytetasit mundën pastër 5-1 rivalët e Football Republic, në një ndeshje që u dominua totalisht nga portokallinjtë. Goli i parë erdhi nga Ersi Syla në minutën e 24-të, ndërkohë që 10 minuta më pas Guci shënoi golin e dytë dhe të sigurisë për ta çuar skuadrën e tij në pushim me avantazhin 2-0. Fraksioni i dytë i lojës ka të njëjtën panoramë, me Internacional që vazhdon kontrollin e lojës dhe shënon 3 gola radhazi me Gucin, Sotën dhe Bockën në minutat 53’, 58’ dhe 65’. Football Republic gjen golin e nderit në minutën e 68-të nëpërmjet penalltisë së Hodos.

Apolonia është skuadra që arrin në gjysmëfinale, pas një sfide plot gola, emocion dhe garë të pastër sportive deri në minutën e fundit përballë një Shënkolli, që gjithashtu zhvilloi një sezon të mirë, por u detyrua t’i dorëzohet supremacisë fierake, me ndeshjen që u mbyll 4-2. Lezhjanët kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë me Dedën dhe Përndrecën, por dy herë u arritën nga bardhejeshilët me gola të Kurtit dhe Pucit. Në barazim 2-2 u mbyll fraksioni i parë i lojës ndërkohë që i dyti nisi menjëherë me gol.

Autori i golit të parë për Apoloninë, Kurti, kaloi për herë të parë në avantazh skuadrën e tij duke e ҫuar rezultatin në 3-2. Shënkolli kërkoi me ngulm golin e barazimit por nuk ishte me fat duke parë që goditën dhe një shtyllë. Kur gjithҫka dukej se po përfundonte, Apolonia gjeti dhe golin e katërt e të fundit të ndeshjes që erdhi nga Kamshi i Shënkollit, i cili shënoi në portën e tij në tentativë për të larguar topin.

Internacional-Apolonia duket si një përsëritje e dy ndeshjeve finale të U-15 dhe U-19 që kanë pasur në vitet e fundit dhe parashikohet një ndeshje shumë emocionuese. Dy sfidat gjysmëfinale, Shkëndija Tiranës-Akademia Futbollit dhe Internacional-Apolonia, do të zhvillohen këtë fundjavë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency