Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

U19/ Miqësorja e dytë Shqipëri-Kosovë, dardanët shënojnë 5 gola

Shqipëria U19 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës U19, në stadiumin “Egnatia Arena”. Dardanët triumfuan me rezultatin 5-2.

Trajneri i kuqezinjve Julian Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar: Amarildo Dervishaj, Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca (K), Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Brajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku dhe Flavio Sulejmani.

Ndeshja nisi mirë për Kosovën që realizoi golin e parë që në minutën e 10′ me Eliot Selishtën. Dardanët dyfishuan rezultatin menjëherë me Leart Hotin në 12′, ndërsa golin e tretë e realizoi sërish Selishta (27′).

Lexo edhe:

Shqipëria, pas disa rasteve të mira gjeti rrugën e rrjetës vetëm në fundin e pjesës së parë, në kohën shtesë me Flavio Sulejmanin. Pjesa e parë u mbyll 1-3.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë shënuan golin e dytë në minutën e 77′ me Frederik Toskun. Megjithatë, Kosova U19 shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fundin e takimit. Elvaris Suplja dhe Medin Gashi vulosën suksesin me “manita”. 

Kjo ishte miqësorja e dytë mes skuadrave shqiptare, duele të vlefshme për stafet teknike për të parë gjendjen e lojtarëve. Fokusi i përgatitjeve është te kualifikues për Kampionatin Europian U19 Rumani 2025.

Në shortin e hedhur në Nyon, Shqipëria U19 u pozicionua në Grupin 11. Së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut. Ndeshjet nisin në muajin nëntor.

U19/ Shqipëria mund Kosovën, vendos dygolëshi i Sulejmanit

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...