Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U19/ Miqësorja Shqipëri-Kosovë, nuk ka “krisma” në “Kukës Arena”

Shqipëria U19 ka barazuar 0-0 në ndeshjen e dytë miqësore me Kosovën U19. Dy përfaqësueset shqiptare, u përballën sërish mes tyre në “Kukës Arena”. Stadium ku dy ditë më parë kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku fituan 1-0 me golin e shënuar nga Adi Kurti.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me këtë formacion: Klevi Totoshi, Arlind Kurti, Adi  Kurti, Aljon Damini, Maldin Kacurri,  Zylyf Muça, Oresti Kasmollari, Orgito Ruci, Dean Vranici, Erald Krasniqi dhe Flavio Sulejmani.

Trajneri Bulku kishte mundësinë ta shihte për herë të dytë skuadrën e tij në fushë. Duke krijuar kështu një ide më të qartë në prag të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

Lexo edhe:

Që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor. Paraqitja e kuqezinjve të vegjël ishte e mirë. Në duelin e sotëm ata krijuan disa mundësi shënimi, por nuk ia dolën dot të finalizonin e të fitonin.

Në vijim pritet që Shqipëria U19 të zhvillojë edhe ndeshje të tjera miqësore, si edhe grumbullime e seleksionime. Një pjesë e mirë e lojtarëve njihen nga trajneri Bulku.

Pasi i ka pasur nën urdhra edhe më parë kur drejtonte Shqipërinë U17, që u kualifikua në Elite Round të kualifikueseve të Europianit të kaluar.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...