Aleksander Ceferin do të konfirmohet në krye të UEFA-s edhe për katër vitet e ardhshme.
Slloveni, i cili mban postin e presidenti të UEFA-s prej vitit 2016 (dy vitet e para i kaloi në mandatin e Platini), do të fitojë mandatin e dytë të plotë në krye të qeverisë europiane të futbollit.,
Lexo edhe:
- Nga Londra në Paris, një tjetër gjigant evropian i bashkohet garës për Nagelsmann
- Kaos për ndeshjen Roma-Feynoord/ Autoritet italiane refuzuan tifozët holandez, UEFA bllokon edhe italianët
- Igli Tare me mision në Belgjikë, synon talentin spanjoll
- Shtyu arbitrin në FA Cup, Mitrovic pezullohet me 8 ndeshje
Kongresi i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.
Ceferin nuk ka asnjë kandidat përballë, kështu që votimi për rizgjedhjen e tij është thjesht formalitet.
Ndërkohë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka kandidon për postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Kreu i futbollit shqiptar, synon mandatin e dytë deri në vitin 2027.
Komiteti përbëhet nga 9 anëtarë. Njëra është femër dhe ajo do të jetë Laura McAllister (Uells), ndërkohë që Hans-Joachim Watzke (Dortmund) është kandidati i vetëm për mandatin 2-vjeçar.
Armand Duka kandidon me dhjetë rivalët e mëposhtëm për shtatë vendet e tjera të lira në Komitetin Ekzekutiv.
