Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“UEFA Development Tournament”, Shqipëria e nis me humbje

Përfaqësuesja e Shqipërisë U-17 ka humbur në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development Tournament”, që u zhvillua ditën e sotme në Maltë. Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri nuk kanë mundur të marrin një rezultat pozitiv përballë vendasve maltezë, duke u mposhtur 2-0.

Gjatë pjesës së parë Shqipëria pati disa mundësi të mirë, por pa gjetur rrjetën e maltezëve, duke bërë që kjo periodë të mbyllet me rezultatin e bardhë , 0-0. Malta e gjeti golin e parë në minutën e 52-të me anë të Briffa dhe në të 62-ën Zammit dyfishoi rezultatin.

Shqipëria U-17 luajti me këtë formacion: Bokova, Mataj, Preka, Zalli, Ndoj, Filipi, Sula, Lusha, Fejzulla, Mitaj (c), Cereni.

Këto janë dy ndeshjet e radhës së turneut për Shqipërinë U-17:
6 Mars 2019, Skoci-Shqipëri
8 Mars 2019, Shqipëri-Danimarkë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...