Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

UEFA Development U-16/ Krajka e Sulejmani: I kemi të gjitha mundësitë për të fituar këtë turne

Ekipi Kombëtar U-16 po stërvitet intensivisht për tre sfidat e radhës që do të luajë ndaj Irlandës së Veriut, Perusë e Luksemburgut në kuadër të turneut “UEFA Development U-16”. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku ka nisur që prej ditës së hënë stërvitjet në Durrës, ku Kombëtarja do të qëndrojë deri në fund të këtij turneu. Fshf.org ka ndjekur çdo ditë nga afër përgatitjen e të rinjve kuqezi, ndërsa ka marrë në intervistë dy prej kuqezinjve të skuadrës, Ariel Krajka dhe Flavio Sulejmani.

Për Ariel Krajkën, ky nuk është grumbullimi i parë me Kombëtaren, teksa shprehet i lumtur që ka marrë sërish një ftesë për të qenë pjesë e ekipit. Sipas tij, kjo skuadër ka elementë shumë të mirë dhe mund të marrë rezultate të mira në këto sfida. “Ndihem shumë mirë, e kam pritur shumë mirë ftesën e Kombëtares dhe gjithmonë i lumtur që na ftojnë dhe luajmë. Është ndjesi shumë e mirë të luash me Shqipërinë, jo e thjeshtë”. Si është ky ekip? – “Ka shumë elemente të mirë, mendoj se mund të bëjmë shumë mirë në ndeshjet e radhës. Me Irlandën mendoj se mund të marrim një rezultat shumë pozitiv me këtë ekip, pasi jemi shumë mirë”, thotë Krajka, i cili flet edhe për synimet e tij në të ardhmen. “Të kap nivele profesioniste dhe në nivele shumë të larta si dhe të jem pjesë e ekipit të parë të Kombëtares, është ëndrra e çdo lojtari. Por pse jo, të luaj edhe në ekipe shumë të mëdha jashtë vendit, për të cilën duhet të punoj shumë, por edhe vullneti e pasioni“ – thotë Ariel Krajka për fshf.org.

Edhe për Flavio Sulejmanin, rikthimi në Kombëtare e bën të ndihet i lumtur dhe e detyron të japë maksimumin e tij për të treguar cilësitë e tij. Skuadra U-16 sipas tij i ka të gjitha mundësitë për t’i fituar ndeshjet, ndërsa flet edhe për ëndrrën e tij të madhe që është të luajë me Kombëtaren A.

Ftesa nga Kombëtarja – “Jam shumë i lumtur pasi është hera e tretë që vij këtu dhe jam ndjerë përherë mirë. Sa herë që vij në Kombëtare ndihem shumë i lumtur dhe vij vetëm për të dhënë maksimumin tim për Kombëtaren, ato që mund të jap unë dhe mund të më kërkojë trajneri“.

Ka shanse Shqipëria për të fituar turneun? – “I kemi të gjitha mundësitë për të fituar me të gjitha skuadrat”. Grupi i kuqezinjve – “Ndihem mirë, është hera e parë që bëj stërvitje me këto djem në këtë skuadër, por po ndihem mirë”.

Synimet për të ardhmen – “Ëndrra ime është të debutoj me skuadrën e parë të Kombëtares” – thotë Sulejmani për fshf.org.

Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Irlandës së Veriut më 9 prill, ndërsa dy ditë më vonë do të përballet me Perunë. Sfida e fundit do të jetë ajo ndaj Luksemburgut më 14 prill.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...