Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“UEFA Development U-16”, Shqipëria e mbyll e fundit me vetëm tri pikë

Shqipëria U-16, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka luajtur sot ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “UEFA Development U-16”, që u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit, në Qendrën Sportive Kamëz. Në këtë turne morën pjesë dhe Gjeorgjia, Lituania dhe Algjeria. Kundër afrikano-veriorëve kuqezinjtë e përballën sot (14:00), me ndeshjen që u mbyll në barazim 0-0 në kohën e rregullt dhe pas goditjeve të penalltive triumfuan algjerianët me rezultatin 6-5.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, me të dy skuadrat studiuan lojën e kundërshtarit. Beqiri kreu disa zëvendësime që në pjesën e parë, për t’u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të kishin mundësi aktivizimi në këtë turne. Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat u hodhën në sulm për të kërkuar fitoren dhe për ta mbyllur në mënyrën më të mirë turneun, por pavarësisht rasteve të pastra për shënim në të dyja portat rezultati nuk ka ndryshuar. Sipas rregullores, skuadrat shkuan te goditjet e penalltive, me algjerianët që u treguan më të saktë, duke triumfuar 6-5.

Kombëtarja U-16 në ndeshjen e parë, më datë 25 shkurt, ndaj Lituanisë barazoi 2-2. Ndeshja e dytë, ndaj Gjeorgjisë, përfundoi përsëri në barazim 1-1. Ndeshja tjetër e ditës së sotme, ajo ndërmjet Lituanisë dhe Gjeorgjisë, është mbyllur në barazim 0-0 dhe me penallti ka triumfuar Lituania 5-4.

Renditja përfundimtare e turneut:
Gjeorgjia 6 pikë
Algjeria 5 pikë
Lituania 4 pikë
Shqipëria 3 pikë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...