Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

UEFA evidenton rekordin e kuqezinjve, gjashtë transferta radhazi pa pësuar gol

Shqipëria triumfoi me shifrat 0-2 ndaj San Marinos në transfertë, por kritikat për paraqitjen e kuqezinjve ishin të shumta, pasi skuadra vuajti jo pak deri në momentin që zhbllokoi rezultatin me golin e Manajt.

Triumfi i çon kuqezinjtë në vendin e tretë me 6 pikë, një më pak se Hungaria e tre më pak se Anglia kryesuese e grupit eliminator, megjithatë suksesi në San Marino pati një vlerë tjetër statistikore për Kombëtaren Shqiptare.

Kjo pasi skuadra e drejtuar nga Edy Reja nuk humb në transfertë prej 6 ndeshjesh radhazi dhe për më tepër, në të 6 këto sfida nuk ka pësuar asnjë gol. Humbja e fundit në transfertë për kuqezinjtë, daton më 11 tetor të 2019-ës me rezultatin 1-0 në Turqi, ku u ndëshkuam nga një gol i Tosun në minutën e 90’.

Këtë ecuri pozitive të kuqezinjve në transfertë e ka evidentuar edhe UEFA në faqen e saj zyrtare, megjithatë vlen të theksohet se të 6 këto përballje kanë qenë me kundërshtarë që pozicionohen poshtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.

Gjithçka ka nisur me triumfin 0-4 në transfertën ndaj Moldavisë më 14 tetor të 2019-ës, për të vijuar më pas me suksesin 0-2 në transfertën ndaj Bjellorusisë, dy barazime pa gola në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, si dhe dy fitoret e fundit 0-1 ndaj Andorrës dhe 0-2 ndaj San Marinos.

Testi i radhës zyrtar në transfertë për kuqezinjtë do të jetë më 2 shtator ndaj Polonisë, aty ku ruajtja e kësaj ecurie pozitive do të ishte mjaft e rëndësishme, për vetë forcën që ka kundërshtari.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...