Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

UEFA, gati të ndryshojë rregullat për fitimet fiktive, dridhen klubet e Serisë A

Pas goditjes që i dha Manchester City-t për shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar, UEFA është e gatshme të ashpërsojë rregulloret mbi këtë çështje, duke i deklaruar luftë pa kompromis të ashtuquajturave “fitime kapitale fiktive”, domethënë të fryrjeve të kostove të kartonit të një lojtari, duke e vendosur në buxhet. Një praktikë e njohur kjo për të korrigjuar pjesërisht ose plotësisht humbjet e grumbulluara gjatë vitit fiskal, e përdorur nga shumë ekipe të Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, UEFA ka filluar të studiojë rregulla të reja që ndërhyjnë në një fenomen delikat dhe në rregullat që nuk janë gjithmonë të mirëpërcaktuara (lënë vend për interpretim), duke pasur parasysh që shuma e fituar nga shitja e futbollistëve është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit për klubet dhe në të njëjtën kohë një nga mënyrat më shpejta për të vendosur ekuilibrat fiskalë.

Diskutimet për ndryshimin e rregullave është në fazën fillestare, por, gjithsesi, baza është hedhur.

Rregullat e reja, që janë ende në fazën e studimit, mund të kenë ndikim negativ tek ato klube që përdorin fitime kapitale (në përputhje të plotë me ligjin) për të rregulluar bilancet. Në Serinë A, Juventusi, Roma dhe Interi janë klubet që kanë mbledhur qindra milionë euro me këtë sistem. Një mënyrë deri më tani ligjore për të anashkaluar “Fair Play-in Financiar”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...