Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

UEFA inspekton Arenën Kombëtare, impianti gati në tre-mujorin e parë të vitit 2019

Dy përfaqësues të lartë të UEFA-s inspektuan punimet në Arenën Kombëtare, impiantin e ri që po ndërtohet në Tiranë, që është më moderni në Ballkan dhe Europën lindore. Thierry Favre, drejtor i zhvillimit të federatave kombëtare pranë UEFA dhe John Beattie, drejtori i impiantit të Arsenalit, Emirates Stadium ndoqën nga afër punimet në stadium dhe u shprehën të kënaqur me projektin dhe ritmin e punimeve.

Thierry Favre

“Është kënaqësi që jam këtu në emër të UEFA-s. Kam opatur edhe fatin që isha këtu personalisht përpara dy vjetëve kur u bë edhe anonçimi i projkektit. Takohem sërish me arkitektin dhe federatën për të parë ecurinë e punimeve. Është një projekt tejet i rëndësishëm për futbollin shqiptar, pas ndëtimeve pozitive në Elbasan dhe Shkodër. Më në fund do të shohim këtu në kryeqytet një stadium të nivelit të lartë. E dimë që pritet të përfundojë mes shkurtit dhe marsit të vitit tjetër, për ne është një periudhë shumë e mirë dhe urojmë që të jetë një projekt i bukur.Finalja e Superkupës së Euriopës? Është një prej stadiumeve kandidate. Është një impiant i rëndësishëm dhe një stadium i bukur, por konkurenca është e fortë”.

Dy përfaqësuesit e lartë të UEFA-s u njohën me detaje me projektin e Arenës Kombëtare. Mes tyre ndriçimi artificial që do të krijojë kushte të përshtatshme drite, duke qenë se stadiumi do të jetë plotësisht i mbuluar. Zbatuesit e projektit i njohën inspektorët edhe me faktin që punimet kanë përfunduar në kuotën 70 për qind, ku pas konstruksioneve të betonit, tribunat kanë nisur të marrin formë me konstruksionin e metalit. Gjithashtu u prezantuan edhe ulëset që do të përdoren në tribuna, që bazuar në dekorin e stadiumit janë me ngjyrat kuqezi dhe kanë një cilesi mjaft të lartë. Të dërguarit e UEFA-s zbritën edhe në terren, duke ndjekur nga afër punimet e impiantit që do të ketë kapacitet 22 mijë vende dhe do të shndërrohet në shtëpinë e re të Kombëtares shqiptare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...