Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

UEFA konfirmon miqësoren e Kosovës me Danimarkën

Pas shumë thashethemeve, më në fund vjen vërtetimi. Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) përmes një letre elektronike dërguar në adresën e SuperSport News, ekskluzivisht ka konfirmuar ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës, që do të zhvillohet më 21 mars në Prishtinë, vetëm 4 ditë para fillimit të fushatës së kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur që kanë mbetur të finalizohen disa gjëra logjistike me Federatën e Futbollit të Danimarkës. Kujtojmë që skandinavët kanë qenë një nga 4 kundërshtarët e mundshëm për këtë ndeshje miqësore, duke qenë se nga 21-24 mars, të lira nga ndeshje kualifikuese ishin Gjermania, Uellsi dhe Serbia.

Për trajnerin Bernard Challandes, Danimarka do të jetë test shumë i rëndësishëm për të matur forcat, pas suksesit në Nations League. Kombëtarja e drejtuar nga Age Hareide, ishte pjesë e kampionatit botëror të Rusisë, ku u eliminua nga Kroacia në 1/8-ën e finales, ndërsa në Nations League, ishte pjesë e Ligës B, duke fituar grupin kundër Uellsit dhe Irlandës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...