Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

UEFA konfirmon zyrtarisht hetimin ndaj Luftëtarit për trukim

Pas Skënderbeut që është i dënuar me 10 vite pezullim të pjesëmarrjes në aktivitetet europiane, UEFA ka përfshirë në hetim një tjetër skuadër.

Bëhet fjalë për Luftëtarin e Gjirokastrës, që mori pjesë këtë verë në eliminatoret e Europa Leagues, duke u eliminuar nga letonezët e Ventspils.

Qeveria europiane e futbollit, UEFA ka dërguar një letër në adresë të FSHF-së dhe të klubit të futbollit Luftëtari, ku njofton se këta të fundit janë nën hetim për trukim të ndeshjes.

Pikërisht për këtë arsye, ka mbetur i ngrirë edhe shpërblimi prej 240 mijë eurosh, që klubi gjirokastrit duhet të merrte nga UEFA, për pjesëmarrjen në Europa League.

Kujtojmë që Luftëtari humbi 5-0 në transfertë dhe barazoi 3-3 në ndeshjen e kthimit përballë Ventspils, ndërsa është pikërisht ndeshja e dytë, ajo ku janë hedhur hije trukimi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...