Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

UEFA mesazh solidarizimi për Shqipërinë, Federatat Europiane ofrojnë mbështetje

Si rrallë herë qeveria e futbollit europian ka dalë jashtë protokollit të saj dhe në faqen e saj Twitter ka lëshuar një mesazh solidariteti për Shqipërinë duke kërkuar mbështetjen e federatave partnere të kësaj organizate për tërmetin e ndodhur ditët e fundit në Shqipëri. Hedhja e shortit të fazës finale të Europianit të vitit 2020, u shfrytëzua nga e presidentit të FSHF, Armand Duka për të siguruar ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti teksa pas një bisede me presidentin e UEFA-s Aleksander Ceferin lidhur me situatën emergjente në Shqipëri, Duka i kërkoi kreut të UEFA-s mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian ndërsa kjo çështje u diskutua nga afër dhe me këshilltarin e lartë të UEFA-s, Luis Figo që gjithashtu shpërndau në faqen e tij në Twitter mesazhin e UEFA-s për ndihmë ndaj Shqipërisë. Në një moment të vështirë për Shqipërinë, ndihma që mund të vijë në këtë rast nga federatat e ndryshme të futbollit europian mund të jetë një mbështetje e madhe për Shqipërinë duke parë situatën e vështirë që po kalon vendi ynë dhe kostot financiare që ka prodhuar tërmeti i 26 nëntorit, ku pati humbje jete por dhe dëme të shumta materiale.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...