Futboll

UEFA: Ndërhyrjet politike të papranueshme! Veliaj kërcënon dhe finalen Conference League

UEFA maksimalisht e shqetësuar nga ndërhyrjet politike në zgjedhjet e Federatës së Futbollit do të dërgojë këto ditë njerëzit e saj në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me këto çështje duke ngritur edhe shqetësimin në lidhje me sigurinë e organizimit të finales së Konference League në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia prestigjioze ndërkombëtare e lajmeve Associated Press, në një artikull dedikuar ngjarjeve të fundit në Shqipëri që kanë gjetur pasqyrim edhe në media të ndryshme botërore.

Associated Press fillimisht jep lajmin për shpërthimin e lëndës plasëse në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa më pas bën të ditur se ky incident, ka nxitur qeverinë europiane të futbollit, të ngrejë shqetësimin e sigurisë në lidhje me Tiranën si qytet mikpritës i finales së Europa Conference League në 25 maj. UEFA i ka komunikuar Associated Press se zyrtarë të saj do të udhëtojnë shpejt në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me shqetësimet e fundit për ndërhyrjet politike në sport para zgjedhjeve për postin e Presidentit të Federatës.

Në artikull shpjegohet se këto zgjedhje kanë sjellë një përplasje mes Dukës dhe Bashkisë Tiranë, ndërsa ka marrë nga UEFA konfirmimin se delegacioni që do të vijë këto ditë në vendin tonë, do të ngrejë edhe shqetësimet e saj në lidhje me zhvillimin e sigurt të finales së Conference League në Tiranë në dritën e ngjarjeve të fundit.

UEFA ndërkohë e ka përshkruar ndërhyrjen nga jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme”, dhe si një thyerje të rregullave të saj ligjore. E ndërkohë teksa duke iu referuar Associated Press qëndrimi i Uefa-s është i qartë, Erjon Veliaj me ndërhyrjen e tij politike, jo vetëm po rrezikon futbollin shqiptar, por dëmton dhe Tiranën që ka shansin që për herë të parë në histori të mikpresë një finale të madhe europiane, si ajo e Conference League, por që tani vihet në dyshim, pikërisht për faj të vetë kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency