Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

UEFA përjashton “Anfield” si opsion për EURO 2028, fushës së Liverpool i mungojnë katër metra

Turqia, Rusia dhe Britania e Madhe se bashku me Irlandën janë pretendentet kryesorë për të fituar të drejtën e organizimit të Europianit në vitin 2028. Megjithatë, një lajm negativ ka mbërritur për Anglinë e cila nëse fiton të drejtën për të organizuar Europianin, nuk do të mund të përdorë një nga stadiumet e saj më tërheqës dhe të veçantë si Anfeild Road i Liverpool.

Ka qenë ky vendimi i UEFA-s, i cili lidhet me gjatësinë e fushës së Anfield, që sipas standartit të UEFA-s duhet të jetë 105 metra i gjatë dhe 68 metra i gjerë. Me gjerësinë në Anfield janë në rregull, por, gjatësia është 101 metra dhe nga standarti i UEFA-s mungojnë katër metra të cilat bëjnë diferencën ndërsa fusha nuk mund të improvizojë një tjetër gjatësi edhe për shkak se nuk mund të shtyhet më tej tribuna e tifozëve.

Tashmë, shpresa e vetme për qytetin e Liverpool që të mirëpresë ndeshje të Euro 2028 është stadiumi i ri që po ndërton Everton dhe që do të përmbushë të gjithë parametrat për të pritur ndeshje të Europianit. Ky stadium pritet tw jetw gati nw sezonin 2024-2025.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...