Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“UEFA Regions’ Cup”/ Haçi: Kualifikimi i merituar, synojmë finalet

Shqipëria e futbollit amator e nisi mbarë rrugëtimin historik në kompeticionin UEFA “Regions’ Cup”, duke u kualifikuar në raundin e ndërmjetëm. Kuqezinjtë regjistruan dy fitore në raundin para-eliminator të grupit A (Armeni-Shqipëri 0-4, Shqipëri-Estoni 1-0) dhe u renditën të parët me 6 pikë.

Trajneri Ardian Haçi tregoi në një prononcim për fshf.org emocionet e debutimit në këtë turne shumë të rëndësishëm. Teksa theksoi se kualifikimi në raundin e ndërmjetëm ishte i merituar.

Ishte hera e parë që Shqipëria merrte pjesë në një kompeticion të tillë. Ndjesitë ishin të përziera, kishte edhe emocion brenda, por edhe shumë optimizëm. Djemtë dhanë një shfaqje shumë të bukur futbolli dhe merituan kualifikimin në turin tjetër me dy ndeshje shumë bindëse.

Duke shënuar 5 gola dhe duke mos pësuar asnjë“, tha fillimisht trajneri i kuqezinjve, i cili u ndal edhe te kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm. Aty ku Shqipëria do të përballet me Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë.

Lexo edhe: 

Pjesa tjetër është edhe më e vështirë se e para. Ky tur përcakton se kush do të kualifikohet në 8 më të mirat e Europës për skuadrat amatore. Tri ekipet me të cilat do të përballemi janë të një niveli tjetër, shumë më të fortë. Çekia renditet e treta në Europë për futbollin amator.

Bosnja ka një ekip shumë të fortë, por edhe Skocia nuk mbetet pas. Synimi ynë është që të kualifikohemi. Përgatitjet kanë filluar, kemi një plan stërvitor që po e zhvillojmë në Shtëpinë e Futbollit, çdo javë.

Entuziazmi është i madh, po përpiqemi të ndërtojmë një ekip i cili të jetë kompetitiv dhe t’ia arrijë qëllimit“, theksoi Haçi. I cili shtoi se kompeticioni UEFA “Regions’ Cup” është një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët amator për t’u bërë pjesë e futbollit profesionist.

Në këtë rast unë gjej edhe një shkak që t’u bëj thirrje të gjithë lojtarëve amator, që kjo është një shfaqje futbolli. Që jo vetëm do të ngrejë Shqipërinë në këtë lloj organizimi, por do t’u japë atyre një mundësi që në të ardhmen të mund të luajnë në futbollin profesionist.

Shumë ekipe europiane kanë marr shkak nga kjo pjesë dhe shumë lojtarë të tyre sot luajnë në ekipe profesioniste. Si nga ekipi gjerman dhe ekipe të tjera. Ka lojtarë që nga futbolli amator janë parë nga skautët në këtë kompeticion dhe kanë kaluar në futbollin profesionist“, përfundoi Ardian Haçi.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...