Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

UEFA vendos, “Fadil Vokrri” licencohet për Nations League

Ashtu siç pritej, UEFA ka njoftuar këtë të enjte zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pas nënshtrua rikonstruksionit të plotë i plotëson të gjitha kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin.

Tashmë tifozëve të e përfaqësueses me të re në futbollin europian nuk d t’u duhet të sakrifikojnë duke udhëtuar drejt Shkodrës apo gjetkë, për të përkrahur idhujt e tyre, por do të jenë me shumicë në impiantin e kryeqytetit Prishtinë, me ambicien për të hedhur hapa të mëtejshëm të mëdhenj në futbollin ndërkombëtar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...