Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

UEFA vendos premiot për finalet e Euro 2020, sa shpërblehen pjesëmarrësit

BRATISLAVA, SLOVAKIA - FEBRUARY 26: A general view during the 42nd Ordinary UEFA Congress at the Incheba Expo on February 26, 2018 in Bratislava, Slovakia. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka vendosur që shuma që do t’u shpërndahet si premio skuadrave pjesëmarrësë në finalet e Euro 2020 të jetë 371 milionë euro, një shumë kjo rreth 23% më e lartë se shifra që u shpërnda për 24 finalistet në Euro 2016. Mekanizmat e shpërndarjes në bazë të meritës sportive do të jenë si më poshtë:
Çdo skuadër pjesëmarrëse në finalet e Europianit do të përfitojë automatikisht 9.25 milionë euro. Gjatë fazës së grupeve, për çdo fitore shpërblimi do të jetë 1.5 milionë euro, ndërsa për barazimin 750 mijë euro.
Në fazën e 1/8-ave, skuadrat pjesëmarrëse do të marrin nga 2 milionë euro, ato që kalojnë në çerekfinale do të përfitojnë edhe 3.25 milionë euro të tjera, ndërsa për kualifikimin në gjysmëfinale shpërblimi shkon në 5 milionë euro.
Finalja e “Euro 2020” do të luhet në “Wembley” të Londrës dhe skuadra që do të ngrejë trofeun do të përfitojë një shpërblim prej 10 milionë eurosh, ndërsa ekipi finalist do të përfitojë 7 milionë euro. Nga një përllogaritje e thjeshtë del se skuadra kampione e Europës do të arkëtojë në total 34 milionë euro.
Këto premio janë mjaft stimuluese edhe për një Kombëtare me buxhet të kufizuar si e Shqipërisë, që mëse arrin të kualifikohet në Euro 2020 përfiton vetëm si pjesëmarrëse 9.25 milionë euro.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi gjithashtu fondin prej 775 milionë eurosh për programin e zhvillimit të futbollit “Hattrick”, për periudhën 2020-2024. Secila prej federatave anëtare të UEFA-s, mes të cilave edhe ajo shqiptare, do të sigurojë 14.1 milionë euro në 4 vitet e ardhshme nga ky program i UEFA-s.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...