Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

UEFA vendos sot: Luhen kampionatet dhe kupat, shtyhet Europiani

Së pari duhet të përfundojnë kampionatet dhe kupat (plus Europa League dhe Champions), më pas Europiani. Pas thashethemeve të ditëve të kaluara, UEFA, në konsultim me të gjitha federatat, ligat e ndryshme, klubet dhe përfaqësuesit e lojtarëve, do të vendosë sot se si do të procedohet për të përfunduar sezonin ndërprerë në mes nga emergjenca “Coronavirus”. Duket qartë, nëse jo 100% e sigurt, që shtyrja e Kampionatit Europian (hipoteza më e besueshme është zhvendosja në qershor 2021 ose në fund të vitit 2020), pasi përparësinë do t’u jepet kampionateve dhe kupave, Championsit dhe Europa League-s, që duhet të mbyllen mes majit dhe qershorit, me kusht që situata kontinentale të kthehet në normalitet gjatë dy muajve të ardhshëm.

Takimi i parë është caktuar (me videokonferencë) në orën 10:00, ku marrin pjesë UEFA, ligat dhe Shoqata e Futbollistëve, ndërsa në 13:00 është parashikuar një takim i dytë midis UEFA dhe 55 federatave. Më në fund, në orën 14:00, mbledhja e jashtëzakonshme e Ekzekutivit të UEFA-s.

Në tryezë janë gjithashtu çështjet ekonomike. Lëvizja në kohë e “Euro 2020” do të sjellë një humbja të paktën 300 milionë euro (sipas përllogaritjeve). E fundit, çështja e kontratave që skadojnë në qershor. Shkurt, shumë tema që do të trajtohen sot, duke shpresuar që zgjidhjet do të vijnë me një frymë konstruktive dhe “komunitare”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...