Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

UEFA zbulon stadiumet që do të presin tre finalet e ardhshme të Champions League-s

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga starti i Liverpool-Real Madrid, UEFA ka zbuluar edhe stadiumet që do të presin finalet e dy edicioneve të ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Kështu, siç ishte bërë e ditur edhe më herët, finalja e edicionit të ardhshëm do të luhet në Stamboll, ndërsa ajo e vitit 2024 do të mbahet në “Wembley” të Londrës, një stadium me kapacitet 90 mijë vende dhe që ka pritur edhe plot 6 herë të tjera ndeshjen më të rëndësishme të Champions-it

Në 2025-ën finalja do të shkojë në “Allianz Arena” të Mynihut, stadium me kapacitet 75 mijë vende dhe që është inauguruar në 2005-ën. Në këtë impiant është zhvilluar edhe finalja e Ligës së Kampionëve edhe në sezonin 2011-2012, kur Chelsea ia doli të kurorëzohet fitues përballë Bayernit të Mynihut vendas.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...