Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

UEFA zgjedh stadiumet e finaleve europiane për 2026 & 2027, “San Siro” në test

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen e radhës në Dublin ku u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian. Tema kryesore ishte zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e kompeticioneve të UEFA-s për vitet 2026 dhe 2027.

Komiteti Ekzekutiv vendosi që finalja e UEFA Champions League për vitin 2026, të zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Në stadiumin “Puskas Arena”.

Vendimi për zhvillimin e finales së Championsit të vitit 2027 në “San Siro” të Milanos, për momentin është pezulluar deri në shtator. Me kushtin që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të dorëzojë planin e rinovimit të stadiumit.

Në vitin 2026 finalja e Europa League do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë, në stadiumin “Besiktas Park”. Ndërsa finalja e vitit 2027 në Frankfurt të Gjermanisë, në stadiumin “Deutsche Bank Park “.

Lexo edhe:

Komiteti vendosi edhe për finalen e Conference League në vitit 2026. Që do të luhet në stadiumin e Leipzigut “RB Arena”, Gjermani. Finalja e vitin 2027, në Stamboll, Turqi. Në stadiumin “Besiktas Park”.

Gjithashtu u vendos që finalja e UEFA Champions League për vajza në vitin 2026, të zhvillohet në Oslo të Norvegjisë, në stadiumin “Ullevaal”.

Komiteti miratoi edhe procedurën e shortit për finalet e UEFA “EURO 2025” për vajza. Shorti do të hidhet në Lozanë, Zvicër, në datën 16 dhjetor të këtij vitit.

Kampionati Europian për vajza, do të zhvillohet nga data 2 deri në 27 korrik 2025. Ndeshja hapëse dhe finalja do të luhem në qytetin e Bazelit. Qytetet e tjera që do të presin ndeshjet e Europianit për vajza janë Berna, Gjeneva, Lucerna, Sioni, St. Gallen, Thuni dhe Zyrihu.

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Pragë, Çeki, në datën 24 shtator 2024.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...