Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

UEFA zyrtarizon vazot e eliminatoreve të Euro 2020, Shqipëria dhe Kosova….

Me përfundimin e ndeshjeve në grupe të Ligës së Kombeve, UEFA ka zyrtarizuar edhe vazot për shortin e eliminitoreve të Europianit të ardhshëm. Ashtu siç pritej pas paraqitjeve në Nations League, Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e 4-t, duke zbritur me një shkallë krahasuar me eliminatoret e Kupës së Botës 2018 ku Shqipëria ishte në vazon e tretë. Vetëm vazo e 5-të për Kosovën pavarsisht paraqitjeve të shkëlqyera në Nations League, kështu që ekzistojnë mundësitë që kuqezinjtë dhe dardanët të jenë në të njëjtin grup. Në vazon e parë bëjnë pjesë edhe 4 kombëtaret që fituan grupet respektive të Ligës A në Ligën A të Ligës së Kombeve dhe për faktin se në qershor të 2019-ës, Holanda, Portugalia, Zvicra dhe Anglia do të diskutojnë mes tyre trofeun e parë të Nations League, në elimintore të 4-ta këto përfaqësuese do të shortohen në grupe me 5 ekipe. Gjermania është surpriza e vërtetë këtij shorti pasi me barazimin e Polonisë ndaj Portugalisë, kombëtarja e pancerave ka zbritur në vazon e dytë dhe të gjithë duan ta evitojnë.

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.
Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...