Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Uellsi mposht Italinë dhe katapultohet i dyti

Ndonëse me shumë ndryshime në formacion Uellsi mundi në Kardif Italinë, 38-14, duke u katapultuar drejt e në vendin e dytë, në Kupën e Gjashtë Kombeve në regbi. Pas disfatës së kampionëve në fuqi në Paris të shtunën në mbrëmje gjithçka ishte e qartë për “dragonjtë”, që favorizoheshin ndjeshëm edhe nga kalendari me dy ndeshjet e fundit pikërisht në shtëpi.

Trajneri zelandez i Uellsit, Warren Gatland i kishte kërkuar lojtarëve të tij që të sulmonin që në fillim dhe në fakt “dragonjtë” e përzgjedhur nuk e zhgënjyen aspak, teksa shënuan dy herë që në 6 minutat e para të ndeshjes. Uellsi kishte që nga viti 2006 që nuk pësonte 3 humbje rresht dhe pas disfatave radhazi jashtë fushe me Anglinë dhe Irlandën, 54-vjeçari nga Hamiltoni preferoi ta fillojë takimin me plot 10 ndryshime, gjithsesi në ‘Millennium Stadium’ ndeshjen e zhbllokoi që në minutën e 4-t Hadleigh Parkes, që në fund do të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa 2′ më pas ishte radha e George North për të realizuar.

Në këtë duel në letër përballeshin pikërisht dy përfaqësueset që mbyllnin klasifikimin e përgjithshëm, kështu që Italia e Conor O’Shea-t me krenari u hodh përpara, duke ngushtuar menjëherë pas katër minutave në 14-7 diferencën, falë Matteo Minozzi-t. Në pjesën e parë pati kohë edhe për tre pikë të tjera nga ana e Gareth Anscombe në minutën e 37′, gjithsesi vendasit e mbyllën pjesën e parë me shifrat 17-7 dhe me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të verdhë të marrë nga numri 15 Liam Williams.

Për pak minuta fraksionin e dytë “dragonjtë” e luajtën takimin me dy lojtarë më pak, pasi në minutën e 48′ kryesori francez Jerome Garces i tregoi kartonin e verdhë gjithashtu edhe numrit 9 Gareth Davies. Përsa i përket ndeshjes Cory Hill thelloi rezultatin që në 42′, ndërsa në vazhdim ndërhyri vetë Warren Gatland që deri në minutën e 60′ freskoi ekipin me plot pesë lojtarë nga stoli dhe për rrjedhojë pati sërish lavdi për George North si dhe Justin Tipuric respektivisht në minutat 65′ dhe 70′, ndërkaq miqtë u ngushëlluan me një try të Mattia Bellini-t në minutën e 76′ dhe takimi u mbyll përfundimisht me shifrat 38-14.

“Të kaltërit” pësuan humbjen e 15 në 16 takimet e fundit dhe me asnjë pikë e të distancuar në tabelën e renditjes italianët siguruan për të 8-in vit në 11 edicionet e fundit trofeun simbolik krejtësisht të padëshiruar të “lugës së drunjtë”, ndërsa Uellsi në krahun tjetër në pritje të takimit përmbyllës me Francën fundjavën e ardhshme po në Kardif u ngjit përkohësisht në vendin e dytë, me një pikë më tepër sesa Anglia dhe pikërisht “gjelat” e Francës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...