Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ujkani: Bëmë një ndeshje shumë të mirë, ta përsëritim edhe ndaj Suedisë

Me Aro Muriç të përjashtuar për çështje disiplinore dhe Amir Rrahmanin të dëmtuar, Samir Ujkani ishte titullar mes shtyllave të portës së Kosovës dhe ia doli të ruajë të paprekur portën, ndonëse nuk pati shumë punë ndaj Lituanisë..

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore?
Ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi vinim pas një periudhe të gjatë pa grumbullim dhe kishim nevojë për një fitore si kjo. Kemi bërë mirë në fushë dhe ia kemi dalë që jo vetëm të shënojmë 4 herë, por të mos marrim asnjë gol. Besoj që edhe trajneri ka mbetur i kënaqur me paraqitjen tonë.

U patë shpesh të drejtonit repartin e mbrojtjes me këshillat e tua…
Sot në fakt u provua Vojvoda në qendër, në një rol që nuk është i tij, por që e bëri shumë mirë. Pati pak momente pasigurie në fillim të ndeshjes, por më pas të gjithë bëmë shumë mirë dhe morëm kontrollin e lojës.

A besoni në një rezultat pozitiv edhe ndaj Suedisë?
Skuadra është në formë të mirë dhe jemi thuajse të gjithë në grumbullim. Shpresoj që të përsëritim një ndeshje të mirë edhe ndaj Suedisë, ku kanë rëndësi pikët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...