Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ujkani dhe Aliti: Besojmë te fitorja, pa tifozë në favor…

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Podgoricë. Edhe në stërvitjen e sotme “Dardanët” punuan me intensitet të madh dhe me përkushtim. Bernard Challandes punoi edhe në detaje për skemat e tij, me të cilat synon që të marrë rezultatin pozitiv, të premten, kundër Malit të Zi. Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë dhe të gjithë janë optimistë se në këto dy udhëtime do të nxjerrin rezultate pozitive.

Pas stërvitjes në konferencën për media u paraqitën portieri Samir Ujkani dhe mbrojtësi Fidan Aliti, të cilët theksuan se në Podgoricë udhëtojnë për fitore.

“Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Ndeshja kundër Malit të Zi është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë. Atmosfera është e mirë dhe jemi në rrugë të mbarë. Mbetet që të premten ta tregojmë veten dhe të nxjerrim rezultat pozitiv. Të gjithë po punojmë për njëri-tjetrin. Kemi mungesa të rëndësishme, por kanë ardhur djemtë të ri dhe konkurrenca është rritur shumë, andaj besoj se nuk duhet të jetë problem për ne mungesa e disa futbollistëve”, – ka theksuar Ujkani.

Ndërkaq, Fidan Aliti theksoi se tash për tash nuk janë duke menduar për duelin e dytë kundër Bullgarisë, por vetëm për atë në Podgoricë.

“Ne tani jemi të fokusuar në ndeshjen me Malin e Zi. Nuk do të jetë e lehtë. Kemi respekt për kundërshtarin, por ne i dimë kualitetet tona. Stërvitjet kanë qenë shumë intensive dhe djemtë kanë punuar me përkushtim, prandaj besoj se do të hyjmë në ndeshje me mentalitet pozitiv. Ndeshja në Podgoricë pa tifozë? Kam luajtur ndeshje të tilla me Skenderbeun në Ligën e Evropës. Është ndeshje e veçantë, sepse çdo zë ndihet në fushë. Megjithatë, mund të jetë pozitiv sepse komunikimi mes lojtarëve është më i lehtë sepse s’ka zhurmë të shikuesve dhe kur e mendojmë se luajmë si mysafirë mund të jetë pozitive për ne. Kam plotësisht besim te djemtë tanë. Nëse nuk besojmë në fitore ndaj Malit të Zi ma mirë mos të udhëtojmë fare. Unë besoj fuqishëm se do të kemi gjasa të mëdha për ta fituar ndeshjen”.

Kombëtarja ka udhëtuar sot, në orën 14:00, drejt Podgoricës, ku nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para përballjes me Malin e Zi.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...