Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ujkani nuk mbetet pushim, merr post drejtuesi te përfaqësuesja e Kosovës

Samir Ujkani u tërhoq nga futbolli, por portieri i njohur shqiptar do të vijojë të jetë pranë përfaqësueses së Kosovës.

35-vjeçari veshi 20 herë fanellën e kombëtares shqiptare dhe 32 herë fanellën e dardanëve.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur me skuadra të ndryshme në Itali. Si Empoli, Torino, Genoa, Palermo, Cremonese, Pisa, Chievo Verona, Latina dhe Novara.

Lexo edhe:

Ndërkohë që në futbollin turk u aktivizua me Rizespor. Me anë të një postimi zyrtar, Federata e Futbollit të Kosovës lajmëron se Ujkani do të mbajë postin e zv drejtorit të përfaqësueses së Kosovës.

POSTIMI I FEDERATËS

Presidenti Agim Ademi sot priti në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane. Dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

I pari i FFK-së i uroi shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës.

Ai falënderoi presidentin. Dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren. Ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....