Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Ujku që maskohet si gjyshe”, presidenti i LaLiga-s shpërthen kundër Superligës Europiane

Ideja e Superligës Europiane është rikthyer edhe njëherë më e fortë se kurrë me Juventus, Real Madrid dhe Barcelona që së fundmi kanë propozuar një alternativë të re, me rregulla të reja. Madje, tre klubet e sipërpërmendura kanë nisur edhe kontaktet me mbi 50 klube të tjera për t’i bindur të marrin pjesë në projektin e ri.

Ndërkohë e gjithë kjo situatë ka nervozuar tejmase presidentin e LaLiga-s, Javier Tebas i cili nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale shpërtheu kundër idesë së Superligës Europiane.

“Superliga është si ai ujku që maskohet si gjyshe dhe që kërkon të mashtrojë futbollin europian. Por, hunda dhe dhëmbët janë të mëdha, katër divizione në Europë? Sigurisht, divizioni i parë do të jetë për ato që konsiderohen elitë, ashtu si ishte edhe ideja në vitin 2019. Qeverisja e vetë klubeve? Po, sigurisht këtu do të përfshihen vetëm ato që konsiderohen të mëdha”, shkruan Tebas.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...