Katar 2022

Ukraina nuk ia del në finale, Bale merr “biletën” e fundit për në Katar 2022

Ukraina nuk ia del të sigurojë “biletën” e fundit të Botërorit Katar 2022, ndërsa u mund nga Uellsi me rezultatin 1-0.

Miqtë dominuan pjesën me të madhe të ndeshjes, që ishte planifikuar të luhej në fund të marsit, por që u zhvilluar këtë dielë për shkak se në muajin mars Rusia nisi luftën për pushtimin e Ukrainës.

Pavarësisht dominimit të ndeshjes, fati nuk ishte në anën e Ukrainës dhe kështu kombëtarja që do të luajë në fazën finale të Botërorit është ajo e Uellsit.

Një autogol i Yarmolenkos në minutën e34-ët do t’u dhuronte avantazhin, por jo vetëm, edhe fitoren “dragonjve”.

Pavarësisht tentativave të vazhdueshme nga ana e skuadrës përfaqësuese të Ukrainës për të gjetur rrugën drejt rrjetës, është Uellsi i Gareth Bale ai që do të luajë në nëntor në Katar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency