Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Ula rrogën për Leaon”, Ibrahimovic: Gabon kush mendon se do të luaj vetëm 5 minuta

Pas 280 ditësh jashtë fushave të lojës, Zlatan Ibrahimovic rikthehet i gatshëm për Milanin teksa trajneri Stefano Pioli e aktivizoi në minutën e 73-të të sfidës në kampionat ndaj Atalantës, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0. Për 41-vjeçarin ishte një gëzim i madh teksa pas sfidës u shpreh se i mungonte shumë atmosfera në San Siro ndërsa theksoi se për atë ishte një vit shumë i vështirë.

“Më mungonte shumë San Siro, tifozët më japin shumë forcë dhe adrenalinë. Pa ndihmën e tyre do të ishte shumë e vështirë, por me rëndësi që tani ndjehem mirë. U bë një vit e dy muaj që nuk ndihem si në këtë ndeshje dhe tani jam i lumtur që rikthehem. Ndjehem i lirë dhe ndjehesha i lirë në veprime.

Lexo edhe:

Në muajt e fundit jam ndjerë shumë në vështirësi, doja të nidhmoja me çdo kusht, por nuk mundesha. Jam munduar të ndihmoj në shumë aspekte, nuk kam vuajtur asnjëherë kaq shumë. Tani unë mendoj se jam i gatshëm të luaj për gjithë ndeshjen dhe jo vetëm për pesë minuta. Kush mendon që do të luaj pak, atëherë le të shkojë në shtëpi. Leao? Kam ulur rrogën që një pjesë e parave të shkojnë për të”, u shpreh Ibra.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...