Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Uli Henes: Nuk ka futbollist që vlen 100 milionë!

Shifrat e cmendura të transferimeve të kësaj vere, janë jashtë cdo logjike dhe nuk mund  të prekin merkaton e Bayernit të Myhinit. Ky është qnëdrimi i presidenti i bavarezëve, Uli Hënes, i cili thekson se klubi që ai drejton nuk mund të bjerë në granckën merkatos, edhe pse i ka paratë për të blerë lojtarët më të mirë në qarkullim.

“Jemi në një pikë ku duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Nuk ekziston asnjë klub ne botë që të ketë më shumë para sesa ne për të investuar, por, për të qenë i sinqertë, mendoj se asnjë futbollist nuk vlen 100 milionë euro. Ka ardhur momenti për të thënë mjaft!

PSG shpenzoi 222 milionë për Neymar, Barcelona 145 milionë për Dembele, ndërsa për Bayernin blerje më e shtrejtë e verës ishte francezi Tolliso, që kushtoi 41.5 milionë, ndërsa për huazimin e James Rodriguezin kampionët e Bundesliës shpensuan 13 milionë euro, plus 42 milionë që do t’i paguhen realit për blerjen përfundimtare të kolumbianit.

Hënes komentoi edhe zërat për blerjen e mundshme të Julian Draxler nga PSG.

“Nëse do të ishim të vendosur për blerjen e Draxler, pyetja radhës, sikurse ndodhi në rastin e Jamesit, do të jetë: cfarë do të bëhet me Tomas Muller?

Situata e sulmuesit gjerman është kthyer në cështje te Bayerni, pasi 27-vjecari nuk është i kënaqur me statusin e futbollistit rezervë. Edhe në takimin e fundit ndaj Verder Bremenit, u aktivizua vetëm në pjesën e dytë në vend të Riberi (73′).

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...