Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ultimatumi i Barçës për Dembele: Ndrysho, ose pezullohesh!

Aventura te Barcelona po kthehet në makth për Ousmane Dembelé. Sipas të përditshmes katalane Sport, sulmuesi francez, i lënë jashtë skuadrës nga Valverde për ndeshjen me Betisin, ka marrë një ultimatum nga drejtuesit e klubit: ose duhet të ndryshojë qëndrim, ose do të përjashtohen nga organika për ndeshjet e ardhshme. Arsyeja? Trajnerit Valverde, por edhe senatorëve të ekipit, u ka ardhur në majë të hundës nga sjellja e kampionit të botës.

Dembelé, që synohet nga Liverpooli në merkaton dimërore, e ka patur shumë të vështirë për t’u përshtatur me ambientin në kryeqendrën e Katalunjës, ku madje është akuzuar nga qiradhënësi se nuk ka paguar 20 mijë euro qiranë e banesës dhe se ka shkatërruar mobiljet.

Një sjellje vërtet e çuditshme nga futbollisti që i ka kushtuar Barcelonës një shumë të majme parash, pikërisht për të zëvendësuar të larguarin Neymar. Dembele deri në këto momente jo vetëm që nuk i ka përmbushur pritshmëritë, por është shndërruar një problem më shumë me qëndrimet e tij aspak korrekte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...