Katar 2022

Ultimatumi i Flick: Nuk i toleroj më këto gabime! Spanja? Fitojmë ne

Gjermania doli pa pikë nga përballja e parë në Kupën e Botës Katar 2022. Skuadra e Hansi Flick, u mposht 1-2 me përmbysje nga Japonia, duke humbur një ndeshje të cilën e kishte në dorë.

Katër herë kampionët e botës, nuk ia dolën të ruajnë avantazhin e siguruar nga goli i Ilkay Gundogan, humbën disa raste të pastra dhe në fund u befasuan nga dy gola të pësuar brenda tetë minutave.

 

Trajneri Flick nuk e fshehu zhgënjimin e humbjes, teksa në prononcimin pas ndeshjes deklaroi: “Një ndeshje brutalisht zhgënjyese! Qarkulluam topin në masën 78% në pjesën e parë, e merituam avantazhin.

Vazhduam të krijonim raste, por nuk i finalizuam me sukses. Japonia u tregua më konkrete, shënoi një gol më shumë se ne dhe fitoi ndeshjen. Gabimet individuale në golat e pësuar, nuk duhen përsëritur, ka ardhur momenti të mos gabojmë më.

 

Do e analizojmë mirë këtë ndeshje, djemtë duhet të bëjnë më mirë në fushë. Spanja? I kemi cilësitë për të mundur Spanjën. Objektivi ynë është fitorja ndaj tyre”, deklaroi Hansi Flick.

Gjermania rikthehet në fushë të dielën (27 nëntor) përballë Spanjës, duel që duhet fituar me çdo kusht. Ndeshjen e tretë në grupin E, skuadra e Flick do e luajë ndaj Kosta Rikës (1 dhjetor).

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency