Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

‘Ultras Guerrils’ paralajmërojnë Moggin: Do të ta bëjmë ferr, azilin

Grupimi më i madh i tifozëve të Partizanit, ‘Ultras Guerrils’, nuk pajtohet aspak me gjendjen që po kalon klubi keryqytetas. Nëpërmjet një deklarate në Facebook, ata shprehin indinjimin e tyre ndaj presidentit Demi, por veçanërisht ndaj Luciano Moggit dhe Marc Iulianos.

Ndaj ish drejtuesit të Juventusit, tifozët e ‘të kuqve’ premtojnë se do t’ia bëjnë ferr, azilin e tij në Shqipëri, ndërsa kërkojnë largimin e menjëhershëm të italianëve.

Ja deklarata e plotë e tifogrupit të Partizanit, “Ultras Guerrils”:

Sikur ta linim gjuhën të nxirrte ç’na mban shpirti, do na vinte turp më pas për ato që do të thonim!
Ju nuk na meritoni dhe kjo nuk ka pikë dyshimi. Nuk na meriton Gaz Demi, që kënaqet pa pikë turpi me vendet bosh pas Takjes e Gjicit! Nuk ka turp Moxhi që na tha në sy pas fjalës sonë kundër ardhjes së një lojtari në verë: “mos më ndërhyni në ekip, unë nuk luftoj për të dalë i dyti”! Kishe të drejtë plakush, ti jo i dyti, po as i pesti nuk po del dot! Nëse ke menduar se do gjeje në Shqipëri dhe te Partizoni, një qoshe të qetë për pensionin tend, gabohesh rëndë! Nga azil do të ta bëjmë ferr!

Ti drejtor Preiti çfarë mendove se po bëje? Gjete trampolinën për të ricikluar ato skarcitetet që i quan futbollistë? Ne thamë se shpëtuam nga Starova me shokë, po ti paske qenë edhe më keq! Merr rrugën mbrapsht me gjithë ata që ke prurë, ose do ua tregojmë ne me shumë dëshirë!

Iuliano… sa i dështuar që je!

Lojtarët, çfarë të themi për lojtarët? Juve ju ka plasur cipa e sedër nuk keni. Kur ju takuam herën e fundit ju thamë se do flisnim ndryshe më vonë… merreni si të doni!

Na vjen turp prej jush. Për atë që jeni bërë! Një tufë kllounash!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...