Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ultrasit e skuadrës së lojtarit shqiptar kundër presidentit: Modeli i tij arroganca, e kemi toleruar shumë

Massimo Cellino, presidenti i klubit të Brescia-s në Serinë B, ka përfunduar nën akuzën e ultrasve të skuadrës të cilët janë të shqetësuar për modelin me të cilin administrohet klubi i tyre i zemrës. Ultrasit nëpërmjet një deklarate bëjnë të ditur se Cellino nuk është aspak njerëzor dhe se modeli i tij është ai i arrogancës.

“E pritëm Cellinon me shpresë të madhe se më në fund një pronar italian do të na rikthente dinjitetin dhe do t’i siguronte tifozerisë vendin e merituar. Brenda një viti ai rinovoi stadiumin, ndërtoi një qendër sportive dhe më pas na riktheu në Serinë A. Por, në vitet që pasuan nuk kishte më asnjë program, u “dogjën” disa trajnerë dhe drejtues, por mbi të gjitha, presidenti nuk ishte aspak njerëzor.

Modeli i tij i të bërit futbolli ishte i mbështetur mbi arrogancën dhe pritja nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse rezultate negative që po i përjetojmë aktualisht. E kemi toleruar menaxhimin e tij për shumë kohë dhe nuk kemi kërkuar asgjë në shkëmbim, përveç një skuadre që të fal kënaqësi dhe ikën nga mediokriteti.

Nuk ka ndryshuar asgjë, përkundrazi jemi më keq. Do të jemi gjithnjë mbështetës ndaj fanellës pa asnjë interes në të mirë dhe në të keq”, shkruhet në deklaratën e ultrasve breshianë.

Kujtojmë se pjesë e Brescia-s është edhe lojtari shqiptar Emanuele Ndoj që në këtë sezon numëron tetë paraqitje dhe dy gola në Serie B.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...