Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ultrasit radikalë të Barçës plagosin tre persona me thikë, reagojnë ashpër të dy klubet

Aktet të turpshme dhune ndodhën pasditen e së martës në Pamplona. Nga informacionet paraprake mësohet se disa ndjekës radikalë të skuadrës së Barcelonës, me kapuçë në kokë, kanë sulmuar me mjete prerëse (thika) dhe shkopinj bejsbolli disa tifozë të Osasunës, në hyrje të një lokali. Është dashur të ndërhyjë policisë për të shmangur më të keqen, gjithsesi, nga incidenti mësohet se në këtë incident janë plagosur tre persona.

Deklaratë e Barcelonës

“Barcelona shpreh keqardhje dhe dënon aktet e vandalizmit të kryera këtë pasdite nga tifozët ultras në Pamplona. Presidenti Joan Laporta ka kontaktuar presidentin e Osasunës, Luis Sabalza, për të dënuar atë që ndodhi mes tifozëve radikalë.

Barcelona refuzon me forcë çdo akt dhune brenda dhe jashtë stadiumeve të futbollit dhe rikonfirmon angazhimin e saj për luftën kundër çdo forme dhune që lidhet me botën e sportit. Përveç kësaj, klubi vihet edhe një herë në dispozicion të forcave dhe organeve të sigurisë dhe të gjithë agjentëve të përfshirë, për t’u dhënë fund grupeve që e praktikojnë dhunën në mënyrë sistematike”.

Deklarata e Osasunës

“Klubi i Osasunës dënon ashpër incidentet e dhunshme të kryera nga ultrasët e klubit të futbollit të Barcelonës këtë pasdite në Pamplona. Po kështu, klubi shpreh solidaritetin për të prekurit dhe vihet në dispozicion të tifozëve të sulmuar. Klubi mban qëndrim të fortë ndaj çdo shenje dhune, racizmi, ksenofobie dhe intolerance në sport…”

 

 

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...