Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Umtiti “vret” ëndrrën belge, çon Francën në finale

Franca është finalistja e parë e Botërorit, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Belgjikën. Goli i Umtiti vendosi sfidën e sotme në Shën Petërsburg, duke “zgjuar nga ëndrra” belgët dhe ndezur shpresat për një tjetër Kupë Bote për francezët.

Sfida nisi me një zbritje të shpejtë të Kylian Mbappe, që shpërtheu në krah dhe krosoi për Griezmann në zonë, por topi u largua nga mbrojtja belge. Më pas lojën e morën nën kontroll belgët, që fituan epërsi territoriale dhe krijuan disa raste, por herë Varane dhe herë portieri Lloris, ua mohuan golin “djajve të kuq” të Europës.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm për Francën, me një Kylian Mbappe të papërmbajtshëm, ndërsa në minutën e 51-të “gjelat” gjetën golin e avantazhit me Umtiti, që shtyu në rrjetë një krosim të ardhur nga këndi.

Goli zgjoi Belgjikën, që u bë më kërkuese dhe filloi të hedhë më shumë topa në zonën franceze, por pa arritur të rrezikojë seriozisht portën e skuadrës së Deschamps. Rasti më i mirë ishte për Witsel, por goditja e tij mjaft e bukur nga distanca, u grushtua po aq mirë nga kapiteni i francezëve, Hugo Lloris.

Vërshëllima e trefishtë e arbitrit uruguaian la në fuqi rezultatin 0-1, ndërsa Franca është skuadra e parë finaliste e Kupës së Botës “Rusi 2018”, që do të luhet më 15 Korrik.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...