Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Unai Emery e ka gjetur skuadrën e re, Real Sociedadin

Unai Emery pritet të kthehet në La Liga sezonin e ardhshëm. PSG ia ka bërë të qartë se e ardhmja e tij nuk mund të jetë në Paris, pas zhgënjimit për të dytin sezon radhazi në Champions përballë gjigantëve spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid. Edhe pse u shpall kampion i Francës disa javë para fundit të kampionatit, Emery do t’ia lërë vendin gjermanit Thomas Thuchel.

Për Emery kanë opinion shumë pozitiv në Spanjë, për shkak të eksperiencës së tij me Valencian apo Sevilla-n, ndaj Real Sociedadi po mendon seriozisht për t’i ofruar një kontratë. Trajneri bask si futbollist është rritur pikërisht te skuadra nga San Sebastiani, edhe pse kurrë nuk u bë lojtar i rëndësishëm për Sociedadin.

“Sociedadi do të jetë gjithmonë në zemrën time, kam kaluar 10 vite dhe jam rritur atje. Nuk e di nëse një ditë ambiciet tona do të kryqëzohen, por mund t’iu them se Real Sociedadi më pëlqen.”

Kështu u shpreh trajneri aktual i PSG-së gjatë festës së titullit. Sipas mediave baske, drejtori sportiv i Sociedadit ka arritur një marrëveshje me trajnerin që pëlqehet shumë edhe nga Villarreali dhe Sevilla.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...