Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Unë dhe makina ishim një”, Verstappen: Pas kthesës së parë shijova pistën!

Nga kthesa e parë në të fundit, Max Verstappen dominoi përgjatë gjithë 57 xhirove në pistën e Sakhir në Çmimin e Madh të Bahreinit. Holandezi nuk e vendosi kurrë në dyshim triumfin në garën e parë sezonale, teksa në intervistë u shpreh se ai dhe makina ishin bërë një në pistë. Tre herë Kampioni i Botës theksoi se e shijoi së tepërmi performancën e Redbullit të tij dhe se gjithçka shkoi më mirë nga sa e kishte parashikuar.

“Ishte një garë të cilën e shijova shumë. Makina pati një balancë perfekte, këtë sukses e bën më të bukur edhe vendi i dytë i Perez. Mënyra më e mirë e mundshme për të nisur sezonin e ri. Sa i përket garës, starti ishte shumë i mirë.

E kishim përgatitur skenarin për në kthesën e parë, mbrojta pjesën e brendshme sepse e dija se Leclerc do të sulmonte aty. Nga ai moment e mbrapa nuk pati probleme. Gjithçka shkoi më mirë edhe nga sa e kishim parashikuar.

Makina ishte në gjendje maksimale, kishim një ritëm të shkëlyqer. Ishte një nga ato ditë kur e shijon pistën. Por, këto ditë nuk është se përsëriten shpesh ndaj duhet të mbetemi të fokusuar. Të gjitha ishin perfekt, në pistë, unë dhe makina ishim një”, u shpreh 26-vjeçari.

Lexo edhe:

Formula 1 rikthehet sërish fundjavën e ardhshme me Çmimin e Madh të Arabisë Saudite më datë nëntë mars.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...