Connect with us

Hi, what are you looking for?

Copa America 2024

“Unë jam trajneri dhe unë vendos”, Scaloni “ngre” zërin në konferencë

Argjentina është duke i dhënë “dorën” e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës ndaj Kanadasë. Trajneri Lionel Scaloni në konferencë për shtyp, theksoi se Lionel Messi do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë duke shtuar se sulmuesi edhe nëse nuk është në 100% e tij, sërish mund të bëjë shumë për skuadrën.

“Messi në 99% të rasteve është i gatshëm për të luajtur, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të mos jetë. Edhe për sfidën ndaj Kanadasë është gati dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Për mua është një vendim shumë i lehtë sepse nëse është gati luan titullar, nëse ka ndonjë problem të vogël, atëherë luan 30 minutat e fundit.

Lexo edhe:

Por, askush të mos ketë dyshime që Messi është gati. Unë jam trajneri dhe unë vendos, dhe kur e shoh në gjendje për të luajtur është e sigurt që do ta hedh në fushë. Ai mund të luajë edhe nëse nuk është në 100%, nuk mund të bëj gabimin që ta ul në stol kur e di sa mund t’i japë Messi skuadrës”, u shpreh Scaloni.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...