Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Unë ose Allegri te Juvja”, sulmuesi u vendos ultimatum bardhezinjve

Fundi i sezonit do të përcaktojë fatin e Max Allegrit me Juventusin. Tifozët e bardhezinjve janë lodhur me futbollin e mërzitshëm të teknikut nga Livorno, dhe shpresojnë që klubi të ndajë rrugët me të në verë.

Një gjë të tillë uron edhe Federico Chiesa, i cili ka prishur raportet me trajnerin. Sulmuesi italian ka kontratë me Juven deri në 2025. Rinovimi po mungon. Dhe mungesa e firmës lidhet edhe me Allegrin.

Lexo edhe:

GDS raporton se Chiesa ua ka bërë të qartë drejtuesve se nëse trajneri konfirmohet, atëherë ai do të kërkojë largimin nga Torino. Për të nisur një tjetër aventurë, ndoshta larg Serie A.

Përndryshe mund të rinovojë për të vijuar aventurën me rekordmenët e futbollit italian. 26-vjeçari, pjesë e “Zonjës” prej tetorit të vitit 2020, ka shënuar 30 gola deri tani me bardhezinjtë.

Juventusi siguroi të martën kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë. Skuadra e Allegrit do të sfidojë fituesin e çiftit Atalanta-Fiorentina. 

Ekipi viola fitoi 1-0 duelin e parë në Firence. Takimi i dytë, i programuar sonte në “Gewiss Stadium” (21:00), do tw transmetohet në SuperSport 3. 

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....