Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Unike të debutosh në Anfield”, De Zerbi: Jemi ambiciozë, jo mendjemëdhenj! Klopp? Madhështor

Roberto De Zerbi u emërua trajneri i Brighton disa ditë më parë, ndërkohë që të shtunën do të debutojë në stolin e “Pulëbardhave” në transfertën e “Anfield” kundër Liverpoolit (1 shtator, 16:00, SuperSport 3).

43-vjeçari italian ka prekur disa tema në prononcimin për mediet përpara debutimit në ishull, duke u ndalur tek ekipi i tij, kundërshtarët dhe Jurgen Klopp, homolog të cilin e vlerëson jashtëzakonisht shumë.

Është unike të debutosh në Premier League në ‘Anfield’, por unë jam i fokusuar plotësisht tek ekipi im dhe ajo çfarë mund të jap. Ndeshja kundër Liverpoolit është shumë e vështirë për të gjithë, pasi ata janë ndër klubet më të mëdha në Angli dhe në planet.

Por, unë kam besim se ekipi im do të bëjë një ndeshje të mirë. Rezultatin ta shohim në fund. Djemtë janë të vetëdijshëm se do të jenë të fortë duke ruajtur përulësinë, ata e dinë se nga e kanë nisur këtë rrugëtim.

Përveç mentalitetit, unë dua t’i shtoj Brightonit edhe diçka nga vetja. Situata ime nuk është e lehtë, pasi marr një ekip që ka bërë mirë, por unë nuk di të bëj të njëjtat gjëra që ka bërë Potter (ish-trajneri i Brighton).

Duhet të mendojmë të rritim nivelin. Kjo nuk do të thotë të jemi mendjemëdhenj, por ambiciozë. Kam biseduar shumë me mbrojtësit, të cilët i konsideroj lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Klopp? Jurgen është një trajner me personalitet të madh, është shumë inteligjent dhe ka karizëm. Do të jetë një nder i madh për mua të përballem me të dhe skuadrën e tij”, deklaroi De Zerbi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...