Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Union Berlin ngec sërish, Freiburg arrin rekordin e veçantë ndaj Werderit

Freiburgu fitoi me përmbysje ndaj Werder Bremenit, duke marrë tri pikë pas suksesit 1-2. Të parët që shënuan ishin vendasit, të cilët në fillimin e pjesës së dytë kaluan në avantazh me anë të Philipp.

Megjithatë, në të 67-ën, Roland Sallai ekuilibroi shifrat. Përtej gëzimit të golit të barazimit,  ky ishte një gol historik për Freiburgun, për shkak se ishte realizimi i 1000-të në Bundesligën gjermane.

Freiburgu e arrin këtë shifër golash në ndeshjen e 776-të në elitën e futbollit gjerman, me një mesatare jo shumë të lartë golash, duke marrë në konsideratë faktin se iu desh një numër tepër i lartë ndeshjesh për të arritur shifrën e 1000 golave.

Lexo edhe:

Vetëm 4 minuta pas këtij goli, Holer shënoi dhe të dytin për miqtë, që gëzojnë arritjen e 50 pikëve, duke u pozicionuar të pestët, 1 pikë larg zonës Champions.

Në përballjen tjetër, Union Berlin ngeci përsëri, këtë herë duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Bochumit. Edhe pse kryeqytetasit shënuan të parët me anë të Juranovic në shtesën e pjesës së parë, në fraksionin e dytë Stoger barazoi me penallti. Gjërat u ndërlikuan më tepër për Unionin që mbeti me 10 lojtarë pak pasi ishte mbushur një orë lojë,  Jaeckel që mori të dytin të verdhë.

Edhe pse me një lojtarë më pak, Unioni shënoi me Riemann, por VAR anuloi golin për një pozicion të parregullt.  Bochum merr një pikë me shumë vlera, pasi mban Stuttgardi e vendit të 16-të në diferencën prej tri pikësh, ndërkohë Union Berlin mbetet i treti, por ndjen presionin e Leipzigut dhe Freiburgu që janë fare pranë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...