Bundesliga

Union Berlini mposht Eintrachtin dhe prek zonën europiane

Union Berlin arriti të merrte një fitore bindëse në shtëpi në takimin e javës së 30-të të Bundesligës, duke mundur 2-0 Eintracht Frankfurtin. Dy golat e shënuar në pjesën e parë i mjaftuan skuadrës së zviceranit Fischer për të marrë maksimumin e  pikëve e për të vijuar garën për zonën evropiane.

Kryeqytetasit ishin më kërkues dhe u shpërblyen në të 17-ën me nigerianin Awoniyi, i cili realizoi golin e 13-të sezonal. vetëm 4 minuta më vonë Promel arriti që të dyfishonte, duke dhuruar spektakël me një gol mjaft të bukur, që ndezi për të dytën herë festën në Berlin.

Në pjesën e dytë, skuadra e Oliver Glasner ishte më kërkuese, por nuk arriti dot që të gjente rrugën e rrjetës, duke mbetur në vendin e 10-të të renditjes. Me vetëm katër javë të mbetura, duket e vështirë që të shpresojë tek zona evropiane e tashmë do të fokusohet plotësisht tek takimet me West Ham në gjysmëfinalet e Europa League-s. Union Berlini kthehet në vendin e gjashtë, teksa pas 30 javësh ka grumbulluar 47 pikë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency