Aventura gjermane për Randal Kolo Muani pritet të zgjasë vetëm një sezon. Sulmuesi francez u transferua verën e kaluar tek Eintracht Frankfurt.
24-vjeçari është kthyer menjëherë protagonist tek ekipi gjerman, duke regjistruar 16 gola dhe 14 asiste gjatë këtij edicioni.
Didier Deschamps e grumbulloi në Botërorin e Katarit, kompeticion që do shndërrohej në i paharrueshëm nëse shënonte atë gol ndaj Argjentinës në finale.
Kolo Muani e ka lënë pas momentin e vështirë dhe është rikthyer të realizojë gola me Eintrachtin. Drejtuesit e klubit të Bundesligas pritet të marrin një ofertë të parefuzueshme nga Premier League.
Lexo edhe:
- Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr, gati të luaj titullar
- Uzuni: Më Sylvinho-n do bëjmë lojë ofensive, kam oferta nga disa kampionate
- Gabimi në finalen e Botërorit, Kolo Muani: E urrej atë çast, por duhet të shoh përpara!
- Buffon: Ju tregoj gabimin më të madh në jetës dhe kur tërhiqem
Drejtuesit e Manchester United kanë gati 105 milionë euro për të siguruar akordin në lidhje me Kolo Muani.
Sulmuesi pëlqehet shumë nga trajneri Ten Hag. Holandezi është i bindur se karakteristikat e lojtarit me origjinë nga Kongo janë idealet për skemat e tij.
Dëshira tjetër kryesore e “Djajve të Kuq” për majën e sulmit mbetet Victor Osimhen, i cili po shkëlqen me Napolin.
