Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

United i jep lamtumirën mesfushorit: Shembullor, ndihmonte stafin për të larë fanellat!

Pas tetë viteve në Old Trafford, Juan Mata është ndarë me Manchester United. Fantazisti spanjoll ka lënë një gjurmë të madhe në historinë e Djajve të Kuq teksa ka koleksionuar me ta plot 285 ndeshje duke shënuar 51 gola ndërsa i është gëzuar edhe katër trofeve; 2 FA Cup, 1 Community Shield dhe 1 Europa League.

34-vjeçari në sezonet e fundit nuk ka qenë një nga titullarët e zakonshëm të United, megjithatë spanjolli kishte gjetur forma të ndryshme për të kontribuar në klubin me të cilin kishte krijuar një lidhje të jashtëzakonshme. Në vitin 2018, Mata krijoi fondacionin “Common Goal” ku 1% e rrogës së tij shkonte në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Ndërkaq, një vit më pas, Mata nisi të angazhohej për të ndihmuar stafin e Manchester United teksa lante këpucët dhe fanellat pas ndeshjeve të skuadrës. Ndërkaq, një tjetër gjest dashurie i Matës për tifozët e Manchester United u regjistrua në muajin e kaluar teksa pavarësisht një shiu të dendur në Old Trafford, ai qëndroi për një kohë të gjatë duke nënshkruar autografe dhe duke bërë foto me fansat e tij më besnikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...