Manchester United ka pësuar një humbje surprizë, në transfertën ndaj Huddersfieldit, me rezultatin 2-1. Skuadra e Mourinhos ka pësuar dy gola për 5 minuta, në të 28-ën dhe 33-ën, e pjesës së parë, ndërsa goli i Rashfordit nuk mjaftoi për të marrë pikë, duke bërë që United të humbë mundësinë për të ruajtur hapin e City-t.
Nga ana tjetër, skuadra e Guardiolës bëri detyrën duke mposhtur 3-0 surprizën e këtij sezoni, Burnleyn. Aguero hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë, ndërsa Otamendi dhe Sane shënuan golat e tjerë, duke vulosur shifrat 3-0.
Leisteri fitoi 1-2, në transfertën ndaj Swanseas, ndërsa Bournemouth, triumfoi me të njëjtin rezultat, ndaj Stokes. 3 pikë mori edhe Newcastle, pasi mposhti 1-0, Crystal Palace-n.
Pas javës së 9 të Premiere Leagues, Manchester Citu kryeson me 25 pikë, i ndjekur nga United me 20 dhe Tottenham me 17.
