Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“United nuk më dëgjoi, e kishte në dorë Haaland për vetëm 4 mln €”

Ole Gunnar Solskjaer drejtori Manchester United si trajner gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2021. Norvegjezi provoi aventurën si tekniku i skuadrës ku kaloi vitet më të bukura si futbollist.

Nëse drejtuesit do e dëgjonin sugjerimin e tij, “Djajtë e Kuq” do të kishin sot në përbërje një nga lojtarët më të mirë në botë: Erling Haaland.

Solskjaer ishte trajneri i goleadorit të Manchester City te norvegjezët e Moldes. Ai telefonoi menjëherë drejtuesit e United që të investonin te “gjiganti” i sulmit.

Haaland mund të përfundonte në “Old Trafford” për vetëm 4 milionë euro, por drejtuesit e United nuk e dëgjuan dhe sulmuesi u transferua te Salzburg.

Lexo edhe: 

Telefonova drejtuesit e United gjashtë muaj përpara se Erling të shpërthente. Iu thashë që ta blinin sulmuesin, por ata nuk më dëgjuan.

Erling kushtonte vetëm 4 milionë euro, por drejtuesit e United nuk donin ta investonin atë shumë”, kujton Solskjaer.

Pas Salzburgut erdhi kalimi te Borussia Dortmund, ndërkohë që prej verës së vitit të kaluar Haaland është pjesë e Manchester City. Ekip ku po shkëlqen me gola dhe rekorde pafund.

United mund ta kishte veshur “Djall” për një shumë “simbolike”, por drejtuesit nuk i besuan trajnerit norvegjez. Veprim për të cilin janë penduar pafund.

Solskjaer dhe Haaland kur ishin pjesë e Moldes…

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...